Për këtë përballje të rëndësishme ndaj Dinamos, Elbasani do të duhet të bëjë llogaritë sërish me disa mungesa të rëndësishme në formacion.
Do të vijojë të mungojë kapiteni Bruno Lulaj, një nga pikat më të forta të skuadrës në prapavijë, ndërsa jashtë mbetet edhe portieri Martin Janaçek.
Lista e të dëmtuarve plotësohet nga mesfushorët Ibrahima Dialo dhe Kristo Qose, duke i kufizuar opsionet trajnerit në repartin e mesit të fushës.
Megjithatë, pavarësisht këtyre mungesave, stafi teknik mbetet optimist se skuadra ka alternativat e duhura për të përballuar këtë sfidë.
Lojtarët që pritet të aktivizohen kanë treguar se mund të mbajnë peshën e ekipit në momente të vështira.