Partizani do të luajë sot kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e 30-të të Superiores.
Një përballje që pritet me mjaft interes nga të gjithë sportdashësit, ndërsa nga ana tjetër Dinamo do të luajë kundër Elbasanit.
Ndeshja e të kuqve është programuar të zhvillohet në orën 17:00 në stadiumin “Arena e Demave”, ndërsa dinamovitët do të presin në “Air Albania” elbasanasit.
Burime të besueshme tregojnë për Newsport që Juxhin Xhaja ka qenë caktuar për takimin e Partizanit, ndërsa Olsid Ferataj për atë të Dinamos.
Ndërsa ende nuk dihet nëse gjyqtari i FIFA-s do të mbetet në “Arenën e Demave” apo do të ndryshojë, Newsport.al raportoi më herët se në “Air Albania” është vendosur për një emër tjetër të kolegjiumit të Fierit, siç është Kreshnik Cjapi.
Pritet me interes të shihet se kush do të jenë emrat e xhaketave të zeza, ndërsa sfida Dinamo – Elbasani është programuar të zhvillohet në orën 20:00.