Grumbullimi i tifozëve në stadiumin e Limës në Peru rezultoi fatal

- Bota Sot

Grumbullimi i tifozëve në stadiumin e Limës në Peru rezultoi fatal

Të paktën 1 person humbi jetën dhe 47 të tjerë mbetën të plagosur në stadiumin Alejandro Villanueva, e skuadrës peruane Alianza Lima gjatë një grumbullimit të tifozëve që provokoi shtyrje të turmës që rezultoi fatale.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia spanjolle e lajmeve EFE sipas së cilës, bilanci u konfirmua nga Ministri Peruan i Shëndetësisë, Juan Carlos Velasco.

Në fillim u fol për shembjen e një muri të tribunës në pjesën jugore të impiantit, i njohur si Matute. Një lajm që u përgënjeshtrua nga zjarrfikësit, sipas të cilëve, struktura e stadiumit është në gjendje të mirë dhe se nuk ka pasur asnjë shembje muri.

Sipas raportimit të ministrit Velasco, tifozët e skuadrës së Limas u shtynë me njëri tjetrin gjatë grumbullimit aq sa solli këtë rezultat fatal.

Tifozët kishin përgatitur edhe një banderolë gjigande dhe grumbullimi ishte konceptuar si festiv për të mbështetur skuadrën e tyre në prag të ndeshjes.



Lexoni të gjitha në Bota Sot