Lijnders drejton Manchester City-in, Guardiola i pezulluar dhe i pranishëm në tribuna

- Bota Sot

Lijnders drejton Manchester City-in, Guardiola i pezulluar dhe i pranishëm në tribuna

Manchester City po përballet me Liverpool në një ndeshje të zjarrtë të Premier League, derisa City po luan pa trajnerin e tyre kryesor, Pep Guardiola.

Guardiola është pezulluar për shkak të gjashtë kartonëve të verdhë, dhe përgjegjësitë për drejtimin e ekipit janë marrë nga ndihmës-trajneri Pepijn Lijnders. Megjithatë, Pep po e ndjek ndeshjen nga tribuna, duke analizuar lojën nga afër.

Ndërkohë edhe pse City po tenton të ruajë stilin e njohur të sulmit të Guardiolës, Liverpool duket i gatshëm për të shfrytëzuar çdo hapësirë dhe për të ndikuar në ritmin e ndeshjes.

Taktikat e Lijnders dhe mënyra si ekipi reagon ndaj mungesës së trajnerit kryesor do të jenë vendimtare për rezultatin final.



Lexoni të gjitha në Bota Sot