“Tërmeti” në futbollin Italian, pas dështimit të kombëtares axurre në Bosnje, ka mbërritur edhe në politikë. Qeveria e Melonit, sipas “La Stampa”, dëshiron të shmangë “boomerang” me një president të ri të FIGC që të jetë i pavarur dhe më i fortë se Gabriele Gravina.
Nga “Palazzo Chigi” shtyjnë që drejtimi i futbollit të mos i besohet Giovanni Malagò për shkak të tensioneve të tij me qeverinë e qendrës së djathtë.
Për këtë arsye, ministri Abodi po kërkon një kandidat alternativ.
Në këtë drejtim, Abodi ka bërë një tentativë të parë për të kuptuar qëndrimin e Paolo Maldinit, por pa dakordësi me qeverinë, gjë që nuk është pritur mirë.
Maldini duket pak i prirur të pranojë, pasi nuk ndihet në një ambient ku mund të ndikojë realisht. Vendimi do të merret me kujdes, duke pasur rreth dy muaj e gjysmë kohë.
Edhe Claudio Lotito po lëviz, ndërsa rikthehet si opsion emri i Alessandro Del Piero, i propozuar më parë nga rrethe pranë Lazios. Një tjetër kandidat i fortë është Giuseppe Marotta, por ai nuk dëshiron të largohet nga posti tek Interi.