Skandali nisi para ndeshjes, lojtarët kërkuan 300 mijë euro bonus!

- Bota Sot

Skandali nisi para ndeshjes, lojtarët kërkuan 300 mijë euro bonus!

Pak ditë pasi Italia dështoi sërish të sigurojë kualifikimin në Kupën e Botës, mediat në Itali zbuluan një detaj befasues.

Konkretisht, para ndeshjes ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës në futboll, të humbur me rezultat 1:4 pas penalltive, pas barazimit 1:1 në fund të 120 minutave, lojtarët italianë kërkuan një bonus total prej 300 mijë eurosh në rast të kualifikimit për Kupën e Botës 2026.

“Skandali nisi para ndeshjes”, shkroi gazeta italiane “La Repubblica”.

Sipas raportimeve, kjo shumë do të nënkuptonte pak më shumë se 10 mijë euro për secilin lojtar të grumbulluar, por Federata e Futbollit të Italisë e refuzoi kërkesën e futbollistëve.

Pas këtij dështimi, mungesës së Botërorit për herë të tretë radhazi,në futbollin italian nisën dorëheqjet njëra pas tjetrës.

I pari që dha dorëheqjen ishte presidenti i federatës italiane, Gabriele Gravina, i cili konsiderohej nga opinioni publik si përgjegjësi kryesor për situatën.

Më pas pasuan edhe dorëheqjet e legjendës së futbollit italian Gianluigi Buffon, që mbante rolin e shefit të delegacionit të kombëtares, si dhe të selektorit Gennaro Gattuso.

Ky dështim i rëndë ka tronditur futbollin italian dhe ka hapur debat të madh për të ardhmen e kombëtares, e cila po përballet me një nga periudhat më të vështira në historinë e saj..



Lexoni të gjitha në Bota Sot