Roshi shënon përsëri dhe shtyn skuadrën drejt Superligës turke!
Odise Roshi vazhdon të jetë një protagonist në futbollin turk, ku me fanellën e Keçiorengyçy, po shkëlqen në këtë sezon përsëri në kategorinë e dytë, në kërkim të ngjitjes në Superligë.
Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare ka lënë shenjën e tij edhe në ndeshjen e sotme të Keçiorengyçy ndaj Venspor, duke tundur rrjetën për herën e 7 në këtë edicion ku ka dhënë edhe 5 asiste.
Në minutën e 76 të takimit, ai nisi një kundërsulm të shpejtë dhe më pas e finalizoi me një gjuajtje të saktë në portë, duke dyfishuar shifrat për Keçiorengyçy, që tashmë është vetëm një pikë poshtë zonës së play-off për ngjitjen në elitë.