Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për vazhdimin e masës mbrojtëse për produktet e naftës që përdoren në transport, me synim mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë në treg.
Bazuar në të dhënat aktuale, janë përcaktuar edhe çmimet maksimale të lejuara:
Vendimi përcakton gjithashtu marzhat maksimale tregtare:
Ministrja ka bërë të ditur se do të ketë mbikëqyrje të shtuar nga institucionet përkatëse, përfshirë Inspektoratin e Tregut, Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore, në bashkëpunim me Autoritetin e Konkurrencës.
Ajo u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të respektojnë vendimin, duke paralajmëruar masa ndëshkuese për çdo shkelje, përfshirë edhe ndëshkime retroaktive./IO