Shqiptari i Kosovës që e do Barcelona, shtang gjermanët!

- Bota Sot

Shqiptari i Kosovës që e do Barcelona, shtang gjermanët!

Fisnik Asllani, ylli i futbollit, po tregon klasin e tij në Bundesliga I.

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, ka shtang gjermanët me golin që shënoi në minutën e 23-të për Hoffenheim, duke barazuar rezultatin 1:1 ndaj Mainzit.

“Asllani e dërgon topin në rrjetë nga distanca.

Pas një ndërhyrjeje të shkëlqyeshme nga Posch kundër Toures, ai e humbi përsëri posedimin e topit.

Toure asiston në qendër për Asllanin, i cili i pamarkuar, gjuan nga më pak se 18 metra larg, topi fluturon në këndin e sipërm të majtë, duke e lënë Batz pa asnjë mundësi reagimi.”, shkruan media gjermane “Kicker”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot