Legjenda gjermane nuk përmbahet, ia thotë troç sulmuesit të Kosovës

- Bota Sot

Legjenda gjermane nuk përmbahet, ia thotë troç sulmuesit të Kosovës

Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit, Kevin Großkreutz, i cili i dha fund karrierës profesionale në janar të vitit 2021, ka rekomanduar një futbollist të ri për klubin e tij të dikurshëm.

Në podcastin “Viertelstunde Fußball”, fituesi i Kupës së Botës 2014 foli me entuziazëm për sulmuesin e TSG Hoffenheim, me të cilin është edhe mik, dhe shprehu dëshirën që ai të transferohet te ish-klubi i tij.

“Do të ishte shumë bukur. Mendoj se është djalë i mirë dhe e di nga vjen. Ai do të përshtatej shumë mirë te Dortmundi”, ka thënë Großkreutz.

Madje, ai ka treguar se personalisht ia ka përcjellë dëshirën për transferim Asllanit.

Sipas tij, një herë i kishte dërguar mikut të tij një titull lajmi që e lidhte Asllanin me Dortmundin, ndërsa përgjigjja që mori ishte:

“Eja tashmë. Shiko, nuk ka më mirë se kjo!”.

Aktualisht, Asllani është nën kontratë me TSG Hoffenheim deri në vitin 2029.

Megjithatë, sulmuesi 1.91 metra i gjatë ka një klauzolë lirimi që hyn në fuqi verën e ardhshme.

Sipas kësaj klauzole, ai mund të largohet nga Hoffenheim për një shumë fikse prej 30 milionë eurosh për klubet që kanë luajtur në Champions League gjatë tre viteve të fundit.

Për klubet e tjera, ai mund të transferohet për rreth 25 milionë euro.

Sipas informacioneve të mediumit gjerman “Bild”, Asllani ndodhet në listën e Borussia Dortmundit, megjithatë klubi gjerman ende nuk ka vendosur kontakt të drejtpërdrejtë me lojtarin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot