Gjilani ka marrë pikë të plota në finish në stadiumin në Hajvali.
Gjilanasit shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Prishtinës së Re.
Për vendasit ishte fatale goli i minutës së 86-të, Jaroviq realizoi për 1:2.
Gjilani tani gjendet në pozitën e tretë me 43 pikë dhe Prishtina e Re në fund me 24 sosh, më pak shpresa për mbijetesë.
Për Prishtinën e re shënoi Cheick Doukoure (3’) – dhe për Gjilanin Rrahmani (39’) e Jaroviq (86’).
Prishtina e Re ka fut veten edhe më shumë në krizë, tani ka 8 pikë larg pozitës së tetë.