Diplomati i Kosovës, Bujar Deskaj takon Arbnor Morinën

- Bota Sot

Diplomati i Kosovës, Bujar Deskaj takon Arbnor Morinën

Diplomati i Kosovës Bujar Deskaj, u takua me selektorin e Kosovës U-16, Arbnor Morinën, ku Kosova u 16-të zhvilloi ndeshje me Bullgarinë U--16.

Diplomati Bujar Deskaj e Morina folën në pikë të ndryshme për futbollit tonë. 

“Kosova U-16 po merr pjesë në turneun “UEFA U16 Development Tournament”, ku dardanët e rinj do të kenë mundësinë të matin forcat me bashkëmoshatarët e tyre nga vendi pritës, Bullgaria, si dhe me përfaqësueset e Gjeorgjisë dhe Afrikës së Jugut.

Diplomati Bujar Deskaj ka ndjekur ndeshjen hapëse të kombëtares së Kosovës U-16 kundër Bullgarisë, duke u uruar trajnerit Arbnor Morina, menaxherit Genc Mustafa dhe futbollistëve paraqitje sa më të suksesshme.

Ky turne konsiderohet një mundësi e mirë për zhvillimin e talenteve të rinj dhe për fitimin e përvojës së tyre në arenën ndërkombëtare”, thuhet nga Ambasada e Koosvës në Bullgari.



Lexoni të gjitha në Bota Sot