Vedat Muriqi, një yll i madh i futbollit botëror, në minutën e 90+1 futet në 16-sh e me goditje të fuqishme e shtang portierin Lunin.
Reali i shtrirë për toke, Spanja e tronditur nga Muriqi, goli i 19-të në kampionat dhe tani ka katër më pak se Kylian Mbappe në ë krye të shënuesve.
Mallorca e ka mposhtur me rezultat 2:1 Real Madridin.
Morlanes në minutën e 41-të shënoi për epërsinë e vendasve.
Real Madridi pas shumë orvatjeve e ka barazuar rezultatin në finish të sfidës.
Futbollisti Eder Militao shënoi gol të bukur me kokë në këndin e epërm të majtë, 1:1.
Në minutën e 90+1 Muriqi e shtang Real Madridin.