Shkëndija zhgënjen, befasohet nga Pelisteri

- Bota Sot

Shkëndija zhgënjen, befasohet nga Pelisteri

Shkëndija pëson humbje si vendas me rezultat 1:2 në duelin me Pelisterin në kuadër të javës së 25-të në Kampionatin e Maqedonisë.

“Në pjesën e dytë humbëm disa mundësi të mira për të gjetur avantazhin

Pelisteri na dënoi në sekondat e fundit, kur Kerim shënoi për fitore 2:1 të miqve

Shkëndija-Pelisteri 1:2 (1:1)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Gjyqtar: Igor Stojçevski (Shkup)

Golashënues: Ibraimi 43’ (Shkëndija), ndërsa Spirovski 36’ dhe Kerim 90’+3 (Pelisteri)
SHKËNDIJA: Gaye, Murati (Alhassan 80’), Fetai, Meliqi, Ajeti, Zejnullai, Islami (Ndzengue 67’), Spahiu (Tamba 46’), Krasniqi, Latifi (Kërstevski 80’), Ibraimi (c).
Trajner: Jeton Beqiri
PELISTERI: Jovçevski, Zdravkoviq, Grozdanoski, Spirovski, Boshkovski (S. Ivanovski 51’ (S. Ivanovski 85’)), Ristovski, Kërstevski, Sërbijanac, Ristevski, Bullatoviq (A. Ristevski 85’), M. Ivanovski (c) (Petroviq 77’).
Trajner: Marjan Sekullovski.

Kjo ishte humbja e dytë si vendas në këtë sezon në elitën e futbollit vendor

Shkëndija nuk arriti rezultatin e dëshiruar në ndeshjen e javës së 25-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, duke u mposhtur në shtëpi me shifrat 1:2 nga Pelisteri.

Kuqezinjtë e nisën mirë takimin dhe krijuan raste që në fillim, ndërsa në minutën e 9-të goditja e Besart Ibrahimit shkoi pranë portës.

Megjithatë, gjërat u vështirësuan kur në minutën e 36-të mysafirët kaluan në epërsi 0:1 me golin e Spirovskit. Shkëndija reagoi dhe arriti të barazojë rezultatin, kur pas një asistimi të bukur nga Arbin Zejnullit (43’), Besart Ibrahimi realizoi për 1:1. Deri në fund të pjesës së parë, Latifi provoi me një goditje të fortë, por pa sukses.

Në pjesën e dytë, stafi teknik tentoi të ndryshojë rrjedhën e lojës me zëvendësime. Tamba pati dy mundësi të mira, por portieri i Pelisterit reagoi saktë.

Në minutën e 81-të, Ajeti e Kërstevski zhvilluan një aksion të bukur, por mungoi finalizimi pasi vonohet Tamba.  

Në minutat e fundit, Shkëndija pati raste të arta për të kaluar në epërsi, me tre mundësi të pastra për Besart Ibrahimin, që këtë herë nuk arriti të konkretizojë.

Dënimi erdhi në sekondat e fundit të ndeshjes, kur pas një kundërsulmi të shpejtë, Vildan Krim shënoi për 1:2, duke i dhënë fitoren Pelisterit.

Kjo është humbja e dytë si vendas për Shkëndijën në këtë sezon”, shkruan në faqen e Shkëndijës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot