Shkëndija e Haraçinës fiton, tri skuadra me pikë të barabarta në kreun e tabelës

- Bota Sot

Shkëndija e Haraçinës fiton, tri skuadra me pikë të barabarta në kreun e tabelës

Gjithnjë më e ashpër po bëhet lufta për vendin e parë në Ligën e Dytë të Maqedonisë në futboll,

Situata u ndërlikua sot me fitoren e Bregallnicës ndaj Skupjes, dhe tani skuadra nga Shtipi është ngjitur në vendin e dytë, menjëherë pas Ohrit, e cili mundi Novacin.

Shkëndija e Haraçinës mposhti skuadrën e Teteksit me rezultat 2:0 në stadiumin e Maxharit.

Pas javës së 23-të, Ohri kryeson me 52 pikë, pasojnë Bregallnica me 52, Shkëndija 52, Skopje 50, Bellasica me 45 pikë etj.

Rezultatet

Ohri – Novaci 3:0
Bellasica – Osogova 0:0
Detonit – Kozhufi 3:2
Skopje – Bregallnica 0:1
Prespa – Kamenica Sasa 1:3
Shkendija H. – Teteksi 2:0
Sloga v. – Pobeda 4:2



Lexoni të gjitha në Bota Sot