Egnatia e zgjidh fitoren me Bylisin në pjesën e dytë!
Egnatia u është kthyer fitoreve në kampionat duke mposhtur në fushën e vet Bylisin, ku i është dashur një pjesë e dytë perfekte nga sulmuesi Daniel Adjesa, për të marrë tre pikët.
Pas 45 minutave të para ku u pa shumë pak futboll, në të dytën rrogozhinasit ndryshuan marsh me hyrjen në fushë të Adjesa, i cili ishte ai i cili i dha avantazhin ekipit në minutën e 69-të.
Më pas rrogozhinasit menduan më shumë të mbroheshin e kundërsulmonin, duke gjetur edhe dy herë të tjera në minutat e fundit golat falë sulmuesit të afruar në merkaton e janarit për të vulosur një fitore të rëndësishme 3-0.