Lazio dhe Parma ndanë pikët në javën e 31-të të Serie A, duke barazuar 1:1 në stadiumin “Olimpico”.
Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 15-të nga Enrico Delprato, i cili përfitoi nga një top i mbetur në zonë pas një goditjeje dënimi dhe e dërgoi në rrjetë, duke kaluar Parmën në avantazh. Miqtë ishin pranë golit të dytë në fundin e pjesës së parë, por portieri Motta reagoi saktë, duke ndalur përpjekjen e Emanuele Valerit.
Në pjesën e dytë, Lazio shtoi presionin dhe iu afrua golit me Manuel Lazzarin në minutën e 67-të, por portieri Zion Suzuki ishte i vëmendshëm. Barazimi erdhi në minutën e 77-të, kur Noslin realizoi për 1-1, me një devijim vendimtar nga Alessandro Circatit.
Në minutat e fundit, të dyja skuadrat kërkuan një penallti, por arbitri nuk akordoi asgjë dhe ndeshja u mbyll në barazim.
Me këtë rezultat, Lazio ngjitet në kuotën e 44 pikëve, duke ndërprerë serinë prej tri fitoresh radhazi, ndërsa Parma shkon në 35 pikë, duke lënë pas dy humbjet e fundit.