Skuadra e Muçit bën mrekullinë

- Bota Sot

Skuadra e Muçit bën mrekullinë

Skuadra e Trabzonspor ka rihapur luftën për titull në Turqi, me një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Gallatasarajt kryesues.

Ernest Muçi e ndoqi ndeshjen e sotme nga tribuna, pasi nuk ishte grumbulluar për shkak dëmtimi. Por shokët e tij në fushën e lojës kanë bërë që të mos ndjehej mungesa e sulmuesit shqiptar.

Onuaçu ishte ai i cili gjeti golin e avantazhit për Trabzonsporin që në minutën e 4-t të ndeshjes, duke befasuar kryesuesit..

Edhe pse miqtë tentuan që të gjenin barazimin, ia dolën që të tundnin rrjetën vetëm në startin e pjesës së dytë me SIngo. 

Por festa nuk do të zgjaste shumë, pasi në minutën e 62-të, Nuaiu gjuajti saktësisht pas një goditje dënimi dhe shënoi golin e rezultatit 2-1, që rezistoi deri në mbyllje të ndeshjes. 

Kësisoj, Trabzonspori tashmë ka vetëm një pikë më pak se Gallatasaraj kryesues, i cili gjithsesi ka luajtur një ndeshje më pak. Fenerbahçe gjendet në vendin e tretë me tre pikë më pak se Trabzonspor, por gjithashtu me një ndeshje më pak të luajtur.



Lexoni të gjitha në Bota Sot