Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar besimtarët katolikë me rastin e Pashkës, duke përshkruar festën si simbol të triumfit të së mirës mbi të keqen, dritës mbi errësirën dhe shpresës mbi vështirësitë.
Në mesazhin e tij në Facebook, Begaj uroi paqe, gëzim dhe bekime për të gjitha familjet, duke theksuar se Pashka sjell besim, dashuri dhe shpresë.