Ernest Muçi reagon për herë të parë pas fitores

- Bota Sot

Ernest Muçi reagon për herë të parë pas fitores

Trabzonspori fitoi me rezultatin e ngushtë 2-1 përballë Gatalasarayt, duke mbajtur të hapur garën për titullin, ndërsa diferenca mes dy skuadrave është vetëm një pikë, kur kanë mbetur edhe 8 javë drejt përfundimit të kampionatit. 

Menjëherë pas këtij suksesi që mbart vlerën e një garancie se skuadra e Fatih Tekke mund të bëjë surprizën për tu shpallur kampion në Turqi, ka ardhur dhe reagimi i Ernest Muçit i cili ka zgjedhur ti përgëzoj shokët e skuadrës në mënyrën e tij.

Me një postim të shpërndarë në rrjetin e tij social në Instagram,

Muçi tregon mbështetjen përmes "emojeve" të përzgjedhur me një zemër dhe krahun që simbolizon forcën. 

Sulmuesi i Kombëtares nuk ishte i pranishëm në këtë sfidë, si në formacionin titullar edhe në stol, pasi trajneri Tekke preferoi ta mbajë të përqëndruar për sfidat e radhës ku 25-vjeçari mund të lë shenjën e tij për të udhëhequr skuadrën drejt historisë. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot