Verën e kaluar, pas një sezoni me shumë sfida dhe ulje-ngritje, Ylber Ramadani dukej se mund të largohej nga skuadra e Leçes.
Sot, ai është rikthyer fuqishëm në zemër të mesfushës, duke u bërë një element thelbësor për trajnerin Di Françesko dhe për skuadrën.
Ramadani shquhet për kilometrat e shumta që bën në fushë, karakteristikë që e bën një prej lojtarëve më të rëndësishëm në Serinë A.
Statistikat e sezonit e rendisin ndër më të mirët për kilometrat e përshkuara, një tregues forcës që ka në mesfushë, teksa paraqitjet e tij janë vënë re shumë edhe nga mediat italiane.
Bashkëpunimi i tij në mesfushë me Ngom ka krijuar një harmoni të re dhe ka përmirësuar cilësinë e lojës së Leçes, e dukshme sidomos kundër Napolit dhe Romës, ku Ramadani ka qenë ndër lojtarët më aktivë dhe më të përkushtuar.
Pavarësisht këtyre statistikave në kampionat, Ramadani qëndroi në stol në ndeshjen e Shqipërisë ndaj Polonisë, duke mos marrë minuta në një sfidë shumë të rëndësishme, edhe pse pritej që të kishte hapësirë.