Drenica pret Prishtinën, formacionet zyrtare

- Bota Sot

Drenica pret Prishtinën, formacionet zyrtare

Drenica pret Prishtinën në kuadër të javës së 27-të Superligës së Kosovës, një ndeshje që ka sjell gjithmonë emocione.

Prishtina është në vendin e katërt me 41 pikë, me mundësi për të kaluar në pozitën e tretë që mbahet nga Gjilani.

Në anën tjetër Drenica me 28 pikë mbetet në zonën e rënies dhe vetëm fitorja e mban në kontakt me ekipet e tjera.

Trajneri Tomas Brdric ka vendosur të luajë në sulm me Ronaldo Cachon dhe dyshen Igball Jashari dhe Kreshnik Uka.

Në anën tjetër, Alban Dragusha i ka besuar treshes Albin Krasniqi, Leoutrim Kryeziu dhe Mario Ilievski.

Drenica: Haxhihamza, Osmanllari, Jashari, Shani, Prodani, Hamiti, Chacon, Jonuzi, Soler, Jashari, Uka

Prishtina: Gjokaj, Vitija, Zeqiri, Kryeziu, Baftiu, Ilievski, Bytyqi, Saletic, Taipi, Mamengi, Krasniqi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot