Arteta: Dy rezultate zhgënjyese në pak ditë

- Bota Sot

Arteta: Dy rezultate zhgënjyese në pak ditë

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka folu për BBC Sport pas eliminimit nga FA Cup.

Skuadra që kryeson Premier League u mund 2-1 në fushën e Southampton, skuadër që luan një kategori më poshtë.

“Gjatë sezonit, duhet të kalosh nëpër periudha dhe disa prej tyre janë të vështira për çfarëdo arsye. Kemi pasur dy rezultate zhgënjyese kohët e fundit dhe duhet të rikuperojmë veten“, tha Arteta, referuar edhe humbjes në finalen e Carabao Cup.

“Tani është koha të tregojmë se nga çfarë jemi bërë. Mënyra për të folur për këtë është në fushë dhe jo këtu“, shtoi më tej trajneri spanjoll i Arsenal.

Ai zbuloi problemin e madh që ekipi i tij pati në këtë sfidë: “Nuk i menaxhuam topat e gjatë mjaftueshëm mirë, gjë që është diçka shumë e çuditshme për një skuadër si e jona“.

“Në pjesën e parë, thjesht e lamë topin të kalonte përmes nesh dhe ata ishin një kundër një. Mënyra se si pësuam golin e dytë ishte shumë e ngjashme.

Shumë e vështirë për t’u shpjeguar. Por i gjithë meritë u takon atyre”, tha Arteta.



Lexoni të gjitha në Bota Sot