Barcelona mbrëmë fitoi 2-1 nëudhëtim ndaj Atletiko Madridit, por dy mbrojtësit, Ronald Araujo dhe Marc Bernal kanë shqetësuar skuadrën, pas lëndimeve të pësuara.
Skuadra katalanase ka dhënë informacione për gjendjen e tyre mjekësore, duke konfirmuar se Araujo do të jetë i gatshëm për ndeshjen e të mërkurës ndaj Atleiko Madridit në çerekfinale të Champions League, derisa për Bernal do të vlerësohet rikuperimi i tij.
”Lojtari i ekipit të parë Ronald Araujo ka pësuar një tërheqje të lehtë muskulore në kofshën e majtë. Ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së mërkurës kundër Atletico Madrid.
Lojtari i ekipit të parë, Marc Bernal ka pësuar një ndrydhje në kyçin e majtë të këmbës. Koha e rikuperimit të tij do të varet nga ecuria e dëmtimit.”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.