Ja pse qau Vedat Muriqi, kështu shkruan media e njohur spanjolle

- Bota Sot

Ja pse qau Vedat Muriqi, kështu shkruan media e njohur spanjolle

Vedat Muriqi, sulmuesi i Kosovës që luan skuadrën e  Mallorca-s dhe autori i golit të fitores (2:1) së ekipit të tij kundër Real Madridit, shpjegoi pse qau pasi shënoi, duke thënë se është njeri dhe se ndonjëherë nervat dhe emocionet e mposhtin.

“Muriqi kishte duruar dy javë të vështira pasi humbi një penallti kundër Elche-s ndeshjen e kaluar që do ti kishte dhënë ekipit të tij dy pikë, dhe pastaj lëshuan mundësinë (vër. jonë me Kosovën) të shkojnë në Kupën e Botës me një humbje të dhimbshme kundër Turqisë.

Goli i tij e bëri të qante”., shkruan mes të tjera media spanjolle “Mundodeportivo’.

"Kam qenë këtu për dy javë, dhe megjithëse mund të dukem i ashpër dhe jo miqësor nga jashtë, jam gjithashtu njeri, dhe ndonjëherë emocionet dhe nervat më mposhtin.

Humba një penallti që do ti kishte dhënë ekipit tim një pikë kundër Elche-s.

Pastaj, pasi humba finalen e Kupës së Botës për të përmbushur ëndrrën time më të madhe, mendova se sezoni po mbaronte keq. Por pastaj, një gol fantastik, 2:1...

Me mua në fushë, siguruam fitoren. Jam shumë mirënjohës për mbështetjen e të gjithëve dhe shpresoj të përfundojmë mbetemi në Divizionin e Parë", tha ai në “Movistar”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot