Drita e Gjilanit ka ndalur pikët e plota para shikuesve të vet dhe shkëputet sërish tre pikë nga Ballkani i vendit të dytë.
Drita e ka mposhtur me rezultat 2:0 Malishevën, në takimin e javës së 27-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Drita kaloi në epërsi në minutën e 32-të falë golit të Blerton Shejit.
Në minutën e 65-të Kristal Abazaj vulosi rezultatin 2:0.
Drita kryeson me 51 pikë, duke lënë prapa Ballkanin me 48 dhe Malisheva është në vend të pestë me 40 sosh.