Prishtina barazon në finish në sfidën në Skenderaj

- Bota Sot

Prishtina barazon në finish në sfidën në Skenderaj

Prishtina ka marrë një pikë të madhe në stadiumin “Bajram Aliu’ në Skenderaj.

Drenica dhe Prishtina janë ndarë baras me rezultat 2:2 në takimin e javës së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ronaldo realizoi nga penalltia në minutën e 30-të, duke e kaluar Drenicën në epërsi 1:0.

Golin e barazimit 1:1 e shënoi në minutën e 50-të Mario Ilievski, pas asistimit të Leotrim Kryeziu.

Drenica kaloi sërish në epërsi ndaj Prishtinës. Golin për 2:1 në minutën e 61-të e realizoi Kreshnik Uka.

Kur u mendua se vendasit do të merrnin tri pikët, Leotrim Kryeziu barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 84-të, duke i siguruar një pikë të rëndësishme skuadrës së tij.

Pas këtij barazimi, Prishtina renditet në vendin e tretë me 42 pikë, ndërsa Drenica mban vendin e parafundit (të nëntin) me 29 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot