Bylisi B shtang Partizanin B dhe merr kreun bashkë me Butrintin

- Bota Sot

Bylisi B shtang Partizanin B dhe merr kreun bashkë me Butrintin

Gara për ngjitjen në Kategorinë e Parë nga Grupi B i Kategorisë së Dytë, është ndezur edhe më shumë pas rezultateve të ditës së sotme.

Oriku i vendit të parë sot është pushim ndërsa Butrinti luante në transfertë me Shkumbinin. Sarandiotët nuk kanë gabuar duke fituar 2-0 në transfertë, për të marrë tre pikët dhe për të kaluar kësisoj Orikun në renditje.

Këlcyra ka bërë surprizën me fitoren në Delvinë, ndërsa Devolli ka fituar një ndeshje argëtuese me 7 gola ndaj Tomorit.

Në ndeshjen e fundit të ditës, atë mes Partizanit B dhe Bylisit B, kanë qenë ballshiotët që kanë fituar me shifrat 2-0 në transfertë, duke iu bashkuar edhe ata Butrintit në kuotën e 41 pikëve në kreun e renditjes.



Lexoni të gjitha në Bota Sot