Java e 15-të e kampionatit kombëtar të vajzave uli siparin këtë të diel, duke dhuruar ndeshje interesante dhe rezultate të thella.
Në sfidën përmbyllëse të javës së 15-të, Kinostudio regjistroi një fitore bindëse në transfertë ndaj Lushnjës me rezultatin e thellë 0-9.
Në takimet e tjera të javës, Apolonia arriti një fitore të rëndësishme minimale 1-0 përballë Partizanit, në një ndeshje të luftuar deri në fund.
Vllaznia vijon paraqitjet dominuese, duke triumfuar 0-7 në transfertë ndaj Egnatias.
Ndërkohë, Teuta dhe Atletik Klub ndanë pikët pas një barazimi pa gola.
Java e 15
Lushnja 0-9 Kinostudio
Egnatia 0-7 Vllaznia
Apolonia 1-0 Partizani
Teuta 0-0 Atletik Klub