Dani Olmo i tha “jo” ofertës 40 milionëshe nga Arabia Saudite në dimër

- Bota Sot

Dani Olmo i tha “jo” ofertës 40 milionëshe nga Arabia Saudite në dimër

FC Barcelona nuk bëri shumë lëvizje në afatin kalimtar të janarit, duke finalizuar vetëm një transferim dhe dy largime.

Megjithatë, mund të kishte ndodhur një largim i madh, pasi nga Arabia Saudite kishte interes për një nga mesfushorët kryesorë të Hansi Flick.

Sipas raportimeve, Al-Qadsiah ka ndjekur nga afër Dani Olmo dhe madje i ka ofruar një kontratë të majme gjatë dimrit, me vlerë 40 milionë euro për katër vite. Megjithatë, lojtari spanjoll e refuzoi ofertën, pasi nuk dëshiron të largohet nga Barcelona.

Klubi saudit ishte i gatshëm të paguante rreth 60 milionë euro për kartonin e tij, por Olmo e bëri të qartë se nuk do të pranonte asnjë ofertë nga Arabia Saudite.

Sezoni i dytë i Olmos te Barcelona deri tani nuk ka qenë në nivelin e pritur.

Edhe pse ka treguar momente cilësie, ai ka munguar në qëndrueshmëri – gjë që ka ngritur pikëpyetje për të ardhmen e tij.

Kohët e fundit ai është lidhur edhe me një kalim te Inter Milan, dhe nëse forma e tij nuk përmirësohet, Barcelona mund të shqyrtojë oferta për të.



Lexoni të gjitha në Bota Sot