Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po bën vizitën e tij të parë në Siri, ku u takua me homologun e tij sirian, Ahmed al-Sarra (Sharah).
Kjo vizitë e befasishme u konfirmua nga dy burime siriane për “Reuters”.
Sipas njërit prej burimeve, një këshilltar i qeverisë siriane, bisedimet u përqendruan në çështjet e mbrojtjes në kontekstin e luftës rajonale që po zhvillohet.
Më herët ai ishte në Turqi. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe presidenti i Ukrainë, Volodymyr Zelenskyy, zhvilluan një takim në Stamboll, ku diskutuan për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushën e energjisë dhe sigurisë.
Zelensky bëri të ditur se palët ranë dakord të ndërmarrin “hapa të rinj” në bashkëpunimin për sigurinë, duke theksuar se ekziston vullneti politik dhe se ekipet përkatëse do të finalizojnë së shpejti detajet teknike.
“Së pari, kjo lidhet me fushat ku mund të mbështesim Turqinë – me ekspertizë, teknologji dhe përvojë”, shkroi ai në një postim në Telegram pas takimit.
Presidenti ukrainas shtoi se në fokus të bisedimeve ishte edhe bashkëpunimi i mundshëm në projekte të përbashkëta infrastrukturore për gazin natyror dhe shfrytëzimin e burimeve të tij.
Nga ana tjetër, Erdogan theksoi se Turqia do të vijojë të mbështesë negociatat mes Ukrainë dhe Rusi, ndërsa nënvizoi rëndësinë e sigurisë së lundrimit në Detin e Zi dhe garantimit të furnizimit energjetik.