Bologna triumfon në transfertë

- Bota Sot

Bologna triumfon në transfertë

Bologna fitoi 2-1 në transfertë ndaj Cremoneses në transfertë, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi jashtë fushe.

Miqtë kaluan në avantazh që në minutën e 3-të me Joao Mario, pas asistit të Juan Miranda. Në minutën e 15-të, Jonathan Rowe dyfishoi shifrat pas një tjetër pasimi nga Miranda.

Bologna dominoi pjesën e parë dhe ishte pranë golit të tretë me Santiago Castro dhe Nikola Moro, ku ky i fundit goditi traversën. Cremonese reagoi në pjesën e dytë dhe krijoi raste me Bonazzoli dhe Payero, por u ndal nga Ravaglia.

Në fund, vendasit fituan një penallti dhe Bonazzoli shënoi në minutat shtesë për 2-1. Ndeshja u mbyll me tension, ku u ndëshkuan me karton të kuq Maleh dhe Ferguson.

Bologna ngjitet në vendin e tetë, ndërsa Cremonese mbetet pranë zonës së rënies.



Lexoni të gjitha në Bota Sot