Ismajli: Me këtë fitore, mund të flemë të qetë

- Bota Sot

Ismajli: Me këtë fitore, mund të flemë të qetë

Mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli zhvilloi një paraqitje spektakolare ndaj Pizës, në triumfin 0-1 që skuadra e Torinos arriti në transfertë.

Në fund të sfidës, shqiptari i zgjodh edhe lojtari i ndeshjes, teksa në prononcimin e dhënë për mediat italiane, deklaroi:

“Jam i lumtur për çmimin, por gjëja më e rëndësishme ishte të merrnim tre pikët në shtëpi.

Dhe e meritonim. Për Pizën, ishte ndeshja e fundit ku ata mund të kishin bërë një hap përpara, por ne luajtëm mirë.

Tani mund të flemë të qetë. Nuk e meritonim këtë krizë, por që nga ardhja e D’Averses, kemi ndryshuar.”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot