Shtatë gola në Milano, Interi thyen keq Romën

- Bota Sot

Shtatë gola në Milano, Interi thyen keq Romën

Interi me hap kampioni në Itali.

Skuadra zikaltër ka shënuar fitore të thellë ndaj Romës me rezultat 5:2 në derbin e madh të javës së 31-të në Serie A.

Futbollistët e Interit dhuruan mbrëmje të madhe, duke kënaqur të pranishmit me gola.

Shtatë gola, secili më i bukur se tjetri qoftë nga njëra palë dhe skuadra tjetër.

Për zikaltrit, Martinez shënoi në minutën e 1-rë e të 52-tën, pastaj Calhanoglu 45+2, Thuram 55 e Barella 63 dhe për Romën Mancini realizoi në minutën e 40-të e Pellegrini Lo. 70.

Interi kryeson me 72 pikë, ka një ndeshje e 9 pikë më shumë se Milani në pozitën e dytë. Rroma renditet në vend të gjashtë me 54 pikë të grumbulluara.



Lexoni të gjitha në Bota Sot