Michael Olise pranë historisë në Bundesliga

- Bota Sot

Michael Olise pranë historisë në Bundesliga

Mesfushori ofensiv, Michael Olise është shumë pranë thyerjes së një rekordi historik në Bundesliga, duke qenë vetëm katër asistime larg rekordit për më shumë asistime në një sezon.

Aktualisht, rekordi mbahet nga Thomas Muller, i cili regjistroi 21 asistime gjatë sezonit 2019/20.

Olise ka arritur në kuotën e 18 asistimeve deri tani dhe i kanë mbetur edhe 6 ndeshje për të zhvilluar, duke rritur ndjeshëm shanset për të hyrë në histori.

Forma e tij mbresëlënëse këtë sezon e ka shndërruar në një nga lojtarët më vendimtarë në kampionatin gjerman, ndërsa të gjithë sytë janë tani tek ai për të parë nëse do ta thyejë rekordin e Muller.



Lexoni të gjitha në Bota Sot