Real Madridi është vënë në telashe para përballjes gjigante me Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.
Janë plot gjashtë lojtarë të “Los Blancos” që e rrezikojnë suspendimin për ndeshjen e kthimit ndaj gjigantit bavarez në Allianz Arena.
Bëhet fjalë për lojtarët: Aurélien Tchouameni, Jude Bellingham, Álvaro Carreras, Kylian Mbappé, Dean Huijsen dhe Vinicius Junior.
Nëse ndonjëri prej tyre ndëshkohet me karton të verdhë në “Santiago Bernabeu”, do të mungojë në ndeshjen e kthimit të Championsit javën tjetër shkaku i rregullave të UEFA-s.
Trajneri Alvaro Arbeloa dhe tifozët madrilenë janë nën ethe…