Ardian Ismajli flet pasi u shpall lojtari i ndeshjes në Serie A

- Bota Sot

Ardian Ismajli flet pasi u shpall lojtari i ndeshjes në Serie A

Torino e mori një fitore shumë të rëndësishme dje ndaj Pisës me rezultatin 1-0.

Che Adams ishte ai që i dhuroi suksesin Torinos, por elementi më i rëndësishëm për skuadrën “Granata” rezultoi të ishte mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli.

Dhe ishte pikërisht futbollisti kosovar ai që u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes.

Në përfundim të sfidës, përfaqësuesi kuqezi nuk e fshehu kënaqësinë e tij për këtë fitore me Torinon që duket se e ka lënë pas krizën ku ishte zhytur përpara ardhjes së D’Aversës në bankinë,.

‘Jam i lumtur për çmimin, por gjëja më e rëndësishme ishte të merrnim tre pikët në shtëpi. Dhe e meritonim. Për Pisan, ishte ndeshja e fundit ku ata mund të kishin bërë një hap përpara, por ne luajtëm mirë. Tani mund të flemë të qetë. Nuk e meritonim këtë krizë, por që nga ardhja e D’Averses, kemi ndryshuar“, tha Ismajli për mediat italiane.



Lexoni të gjitha në Bota Sot