Publikohen pamjet, momenti i plagosjes së dy personave në një lokal nate në Prishtinë

- Bota Sot

Publikohen pamjet, momenti i plagosjes së dy personave në një lokal nate në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Prishtinë.

Një përleshje fizike ka përfunduar me të shtëna në një lokal nate në Prishtinë, me ç’rast dy persona kanë mbetur të plagosur.

Personi që ka plagosur dy persona, fillimisht është sulmuar nga pala tjetër, e me pas është kundërpërgjigjur duke shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ferid Curri”, në lokalin “Preview Bar”.

Media ka publikuar pamje të momentit të plagosjes së dy personave në “Preview Bar”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot