Ëndrra po bëhet realitet, Anis Mehmetin tani e ndajnë vetëm 7 ndeshje nga Premier Liga

- Bota Sot

Ëndrra po bëhet realitet, Anis Mehmetin tani e ndajnë vetëm 7 ndeshje nga Premier Liga

Anis Mehmeti zgjodhi t’i bashkohej skuadrës së Ipsuiç që në merkaton e janarit, në mënyrë që të ndihmonte këtë ekip në rrugën drejt kthimit në Premier Ligë. Dhe duket se ëndrra e futbollistit të Kombëtares shqiptare po bëhet realitet.

Pas një periudhë luhatjesh, Ipsuiç ka gjetur vazhdimësinë dhe me fitoren e fundit me shifrat 2-1 ndaj Birmingem, është ngjitur në vendin e dytë në renditjen e Championship, që të siguron ngjitjen direkte në elitën e futbollit anglez.

Mehmeti nuk ishte planifikuar në formacionin titullar por u aktivizua në minutën e 39-të, pas dëmtimit të Matusiua. Si për ironi të fatit, në minutat e mbetura të pjesës së parë Ipsuiç shënoi dy gola dhe përmbysi avantazhin e miqve, duke ia dalë të ruante rezultatin deri në fund të ndeshjes.

Kështu Ipsuiç u ngjit në kuotën e 72 pikëve, po aq sa Midëllsbrou dhe Milluoll, por me një avantazh të ndjeshëm jo vetëm falë golavarazhit më të mirë. Ndryshe nga dy rivalët, Ipsuiç ka luajtur dy ndeshje më pak. Kur mbeten edhe 5 javë deri në fundin e kampionatit për skuadrat e tjera, ky është një avantazh që mund të bëjë diferencën dhe të bëjë realitet ëndrrën e Mehmetit për të qenë pjesë e elitës së futbollit anglez në sezonin e ardhshëm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot