Real-Bajern është sfidë mbi sfidat e gjithçka që luhet në këto ndeshje, është thuajse një finale.
Për herë të parë skuadrat janë ndeshur në mars të vitit 1976 në Bernabeu. Ndeshja ka përfunduar 1-1 dhe dy javë më vonë, në Mynih Bajerni ka triumfuar 2-0, duke fituar më pas edhe Kupën e Kampioneve. Të trigolat janë shënuar nga Gerd Myler. Do të duhet të kalonin 11 vjet që skuadrat të ndesheshin sërish në një gjysmëfiane të Kupës së Kampioneve.
Bajerni u kualifikua, pasi fitoi 4-1 në Mynih dhe humbi 0-1 në Madrit. Viti 2000 është edhe viti i bavarezëve që fitojnë dy herë kundër Realit, 4-2 në Madrid dhe 4- 1 në Munih. Më pas kanë ardhur fitore dhe kualifikime nga të dyja skuadrat por Reali në asnjë rast nuk ikish arritur të merrte pikë në Mynid. Deri këto vite fusha bavareze ishte edhe “macja e zezë” për Realin. Gjithçka do të ndryshonte më pas. Në 2014 Bajerni drejtohej nga Pep Guardiola. Në ndeshjen e parë në Madrid, skuadra e tij e ka dominuar lojën, por ka humbur 1-0.
Në ndeshjen e kthimit askush nuk mendonte se Reali mund të kualifikohej, por 4-0 në “Alianz Arena Stadium” me dy gola të shpejtë të Serxho Ramos ka bërë që reali të kualifikohet e më pas të fiojë edhe Championsin. Nga ky moment janë edhe 5 përballje të tjera, ku Bajerni është kualifikuar vetëm një herë. Arbeloa ka grupin e plotë për këtë ndeshje, pas rikthimeve të Militaos e Belingam nga dëmtimet, ndërkohë që Vinsent Kompani më në fund do të jetë në gjendje të mbështetet në oficerin e tij komandues, Herri Kejn.
Ai tashmë është rikuperuar nga dëmtimi që pësoi me kombëtaren angleze dhe kjo ndezi të gjitha alarmet. Dhe, pavarësisht asaj që tha shoku i tij i skuadrës Kimish, ai nuk do të luajë në një karrige me rrota. Ai do të ngrihet dhe do jetë gati për në Bernabeu. Bajerni vjen në këtë sfidë me 10 golat në Ligën e Kampioneve dhe me golin e 300-të realizuar nga Karl në 100 ndeshjet e fundit. Në të njëtën kohë Reali vjen i plagosur nga humbja 2-1 në Majorka dhe kuotohet 2.88 fitorja kundrejt 2.2 të asaj të Bajernit.