Sot rreth orës 03:00, Policia ka pranuar informatë se në fshatin Mushnikove, në Prizren, kishte shpërthyer një zjarr në një fabrikë të stiroporit, raporton Gazeta e Prizrenit.
Policia së bashku me njësitë e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin, duke e vënë situatën plotësisht nën kontroll.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Hetuesi i Stacionit Policor në Prizren si dhe njësia e Krim-Teknikës.
Sipas informatave të grumbulluara nga dëshmitarët dhe pronari i fabrikës, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një makineri që përdoret për thithjen e pluhurit.
Rastin e konfirmoi zëdjënësi rajonal i PK-së, Shaqir Bytyqi. Dëmi material i shkaktuar nga zjarri vlerësohet të jetë mbi 400,000 (katërqind mijë) euro, sipas deklarimit të viktimës.
Një punonjës i fabrikës është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, pasi kishte probleme me frymëmarrjen si pasojë e tymit, por sipas mjekut kujdestar nuk ka pësuar lëndime të dukshme.
Lidhur me rastin është njoftuar Sektori i Hetimeve Rajonale si dhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti “Incident zjarri”./ Gazeta e Prizrenit