Një nxënës dyshohet se e ka vrarë mësuesen në portat e një shkolle në Rusi. Sipas raportimeve, i dyshuari është i njohur për policinë.
Zyra e Prokurorit të Perm Krai ka nisur një hetim për sulmin e nxënësit ndaj mësueses në qytetin e Dobryanka-s.
Mësuesja në fjalë e gjuhës dhe letërsisë ruse në shkollën nr.5, është Olesya Baguta.
Guvernatori Rajonal, Dmitry Makhonin tha: “Fatkeqësisht, pavarësisht të gjitha përpjekjeve të mjekëve ajo nuk mundi të shpëtohej”.
Ai shprehu ngushëllimet e tij familjes, miqve dhe kolegëve të të ndjerës.
Guvernatori Makhonin tha se një adoleshent goditi me thikë një mësuese në hyrje të një shkolle në Dobryanka, Perm. Mësuesja u dërgua me urgjencë në spital, por që atëherë ka vdekur.
Nxënësi është arrestuar.