Mbijetesa në "ethet" finale

- Bota Sot

Mbijetesa në "ethet" finale

Gara për mbijetesën vazhdon të jetë e hapur në Abissnet Superiore, pasi java e 30-të prodhoi rezultate që tregojnë se beteja do të jetë e fortë dhe e ngushtë deri në ndeshjen e fundit.

Barazimi i Tiranës në Vlorë me Flamurtarin, shoqëruar nga humbja e Bylisit në Rrogozhinë dhe fitorja e Vorës në shtëpi kanë çuar diferencat në pikë në vetëm dy për vendin që të siguron automatikisht qëndrimin edhe për sezonin e ardhshëm në elitë.

Në lojë janë ende 18 pikë, teksa fundjava e javës së 31-të do të sjellë një tjetër duel direkt mes Vorës dhe Flamurtarit, e përcaktuar për t’u luajtur të shtunën në orën 19:00 në stadiumin “Flamurtari”.

Në anën tjetër, edhe Tirana me Bylisin do të luajnë në shtëpi sfidat e radhës për mbijetesën. Bardheblutë presin Egnatian të dielën, ndërsa Bylis Dinamon të hënën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot