Egnatia do të zbresë nesër në fushë

- Bota Sot

Egnatia do të zbresë nesër në fushë

Egnatia do të zbresë nesër në fushë për t’u përballur me Elbasanin në ndeshjen e parë të Kupës, një takim që luhet në Rrogozhinë dhe që konsiderohet mjaft i rëndësishëm për ecurinë e mëtejshme në këtë kompeticion.

Objektivi i skuadrës vendase është i qartë: sigurimi i fitores që në sfidën e parë, në mënyrë që të mos mbeten gjithçka për t’u vendosur në ndeshjen e kthimit në Elbasan.

Përballja pritet të jetë e vështirë për Egnatian, duke qenë se gjatë këtij sezoni nuk kanë arritur të mposhtin Elbasanin në kampionat.

Kjo e bën kundërshtarin edhe më të rrezikshëm, pasi ka treguar se di si t’i hapë probleme skuadrës nga Rrogozhina.

Megjithatë, te Egnatia mbizotëron opti mizmi, sidomos pas fitores së fundit ndaj Bylisit, një rezultat që ka rikthyer moralin dhe besimin në skuadër.

Forma e mirë e fundit shihet si një shtysë e rëndësishme për të synuar maksimumin në këtë ndeshje të parë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot