Serie A gjithnjë e më “e huaj”/ 69.1% lojtarë jo italianë

- Bota Sot

Serie A gjithnjë e më “e huaj”/ 69.1% lojtarë jo italianë

Futbolli italian po përjeton një transformim të dukshëm.

Sipas një analize të publikuar nga La Gazzetta dello Sport, përqindja e lojtarëve të huaj në Serie A ka arritur në 69.1%, një rritje e ndjeshme krahasuar me 55.2% në sezonin 2017/2018.

Ky trend e vendos kampionatin italian ndër më të “ndërkombëtarizuarit” në Europë, duke u tejkaluar vetëm nga Premier League dhe kampionati portugez, i njohur tashmë si një ligë tranziti për talentet.

Një nga arsyet kryesore të këtij fenomeni lidhet me mekanizmat financiarë të brendshëm, veçanërisht me sistemin e ashtuquajtur “dhoma e kompensimit”.

Në Itali, transferimet mes klubeve vendase kalojnë përmes ndërmjetësimit të ligave dhe kërkojnë garanci financiare, si fidejussione bankare ose sigurimi, për klubet që kanë balancë negative në treg.

Ky proces, i lidhur me rregullat e FIGC, konsiderohet i kushtueshëm dhe kompleks, pasi shpesh shoqërohet me komisione shtesë dhe kundër-garanci, si pengje mbi llogari bankare apo pasuri të paluajtshme.

Si pasojë, shumë klube, sidomos ato me pronarë të huaj, preferojnë të operojnë në tregun ndërkombëtar, ku kushtet e pagesës janë më fleksibile dhe më pak burokratike.

Ndryshe nga Italia, edhe vende me sisteme financiare të avancuara si Franca apo Gjermania nuk aplikojnë procedura kaq të ndërlikuara.

Shifrat e merkatos e konfirmojnë këtë tendencë: vetëm 68 transferime të përhershme janë realizuar mes klubeve italiane, ndërsa plot 108 janë kryer me klube të huaja.



Lexoni të gjitha në Bota Sot