Jose Mourinho vendos për të ardhmen e tij

- Bota Sot

Jose Mourinho vendos për të ardhmen e tij

Trajneri i njohur portugez, Jose Mourinho, ka bërë të qartë se dëshiron të vazhdojë aventurën e tij me Benficën edhe sezonin e ardhshëm, pavarësisht spekulimeve për një largim të mundshëm, raportojnë mediet e huaja.

Klubi portugez siç raportohet, po shqyrton mundësinë e zëvendësimit të tij me Ruben Amorim, por vetë Mourinho ka theksuar se vendimi për të ardhmen i takon vetëm atij.

“Jorge Mendes është agjenti im, por unë jam përgjegjës për vendimet e mia. Vendimi im është që dua të vazhdoj te Benfica”, është shprehur Mourinho.

“Special One” ka kontratë me klubin deri në fund të sezonit 2026/27, ndërsa marrëveshja përfshin edhe një klauzolë që lejon ndërprerjen e saj nga të dyja palët.

Pavarësisht zërave për ndryshime në stol, deklarata e Mourinhos tregon qartë dëshirën e tij për stabilitet dhe vazhdimësi në projektin me Benficën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot