Ky është personi që u gjet pa shenja jete

- Gazeta e Prizrenit

Ky është personi që u gjet pa shenja jete

Një rast i rëndë ka ndodhur sot paradite, ku një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri në Prishtinë.

Siç mëson Sinjali, ngjarja është raportuar më 7 prill 2026 rreth orës 11:20, kur Policia ka pranuar informatë për një rast të dyshuar të vetëvrasjes.

Njësia policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas konfirmimit nga ekipi emergjent, personi i gjetur në lokacion ka qenë pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes, siç mëson Sinjali, është gjetur edhe arma që dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.

Viktima është identifikuar si Islam Kajtazi rreth 92 vjeç.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë relevante policore, të cilat po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit