Mesazh i habitshëm i ish futbollistit ndaj trajnerit të njohur: Nuk më lejuat ta shihja nënën time...

- Bota Sot

Mesazh i habitshëm i ish futbollistit ndaj trajnerit të njohur: Nuk më lejuat ta shihja nënën time...

Selektori i Rumanisë, Mircea Lucescu, është ende i shtruar në spital në gjendje kritike në Spitalin Universitar dhe mjekët po luftojnë për ti shpëtuar jetën.

Nery Castillo (41 vjeç), ish futbollist meksikan, luajti nën drejtimin e Mircea Lucescut te Shakhtar Donetsk midis viteve 2007-2011, i dërgoi një mesazh trajnerit rumun të martën.

"Jam i lumtur që djali juaj (Razvan Lucescu) erdhi tju shihte në këto momente të vështira për ju dhe është pranë jush.

Nuk më lejuat ta shihja nënën time kur ajo ishte në koma dhe as nuk arrita ti thoja lamtumirë në funeral", shkroi Nery Castillo në Instagram, duke bashkangjitur një foto të Mircea Lucescut, sipas sport24.gr.

Meksikani e përfundoi postimin e tij me një mesazh mbështetjeje

: "Megjithatë, shpresoj të shëroheni dhe të keni të dashurit tuaj pranë jush".



Lexoni të gjitha në Bota Sot