Slot nën presion

- Bota Sot

Slot nën presion

Trajneri i Liverpool, Arne Slot, ndodhet nën presion të madh, me pjesëmarrjen në ‘UEFA Champions League’, që shihet si vendimtare për të ardhmen e tij te klubi. Edhe pse aktualisht ka mbështetje nga drejtuesit, një dështim për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve mund të rrezikojë pozicionin e tij.

Një verë e madhe pritet, me ndryshime të mundshme në shumë nivele të klubit, duke përfshirë skuadrën dhe ndoshta edhe hierarkinë menaxheriale, raporton “The Telegraph”.

Situata mund të thuhet se thekson presionin e madh që vjen nga pritshmëritë e larta të “Reds”, ku sukseset në Europë janë një nga kriteret kryesore për vlerësimin e trajnerëve. Kapiteni Van Dajk, ka dhënë një vlerësim shumë të ashpër për forcën mendore të skuadrës së tij pas humbjes së rëndë 4-0 në ‘FA Cup’ nga Siti.

Kapiteni i zhgënjyer sugjeroi se shokët e tij mund të kenë ndalur së luftuari, ndërsa Erling Haaland dhe shokët e tij dominuan plotësisht në “Etihad Stadium”.

Në një sezon tashmë të karakterizuar nga mungesa e stabilitetit, “Reds” prekën një pikë të re të ulët të shtunën.

Duke folur pas humbjes, Van Dajk ishte tepër i sinqertë për mungesën e rezistencës në fushë.

“Natyrisht, del nga dhomat e zhveshjes me qëllimin për të shënuar dhe për ta bërë 2-1 për të ndryshuar ndeshjen. Por ndodhi e kundërta dhe rikthimi nga 3-0 këtu është shumë i vështirë.

Megjithatë, nuk duhet të dorëzohesh – dhe ndoshta kjo ndodhi në një moment”, pranoi kapiteni.

Atmosfera rreth klubit është bërë gjithnjë e më negative, ndërsa statistikat e këtij sezoni vazhdojnë të përkeqësohen.

Humbja e fundit përfaqëson një tjetër pikë të ulët në atë që është bërë sezoni më i dobët i klubit për nga humbjet e sezonit 2014-15.



Lexoni të gjitha në Bota Sot