Mirçea Luçesku është në luftë me jetën, ndërsa dita e sotme solli zhvillime të tjera.
Fillimisht u lëshua një deklaratë nga spitali, më pas u tregua se mund të kryhet operacion në gjendjen aktuale.
Raportimi i fundit tregoi se Luçesku kishte pësuar goditje në tru dhe po ashtu ka probleme me qarkullimin e gjakut që çon në mushkëri.
Në anën tjetër, ndërhyrja e planifikuar nuk mund të kryhet.
Operacioni “ECMO” është i papërballueshëm aktualisht për Luçeskun, pasi trupi i tij ishte i brishtë për këtë ndërhyrje komplekse.